ÇOHU: Korrupsioni prezent në sektorin publik, SHBA e BE aleatët e Kosovës

Aktuale

ÇOHU: Korrupsioni prezent në sektorin publik, SHBA e BE aleatët e Kosovës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 15:21
Foto nga vendngjarja

1001 qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës kanë marrë pjesë në hulumtimin e realizuar nga organizata ÇOHU gjatë muajve korrik dhe gusht. Ata kanë vlerësuar se korrupsioni është prezent në nivele politike e sistem drejtësie.

“Të gjeturat e hulumtimit të prezantuar reflektojnë një pasqyrë shumëdimensionale të perceptimit të qytetarëve lidhur me korrupsionin në sektorin publik, ku është vërejtur një shkallë e gjerë e perceptimit të qytetarëve për prezencën e korrupsionit në nivele politike dhe administrative, në sektorin e drejtësisë, komunave, sektorin shëndetësor, ATK-së dhe Doganave, etj., megjithëse në nivelin e përgjithshëm të trendit të korrupsionit, e kanë nxjerrë Kosovën në pozitën më të mirë në rajon”, thuhet në komunikatën për media, e cila pasqyron të gjeturat e Raportit për Vlerësimin e Korrupsionit në Kosovë për vitin 2023.

Organizata ÇOHU ka shpalosur edhe pikëpamjet e qytetarëve për aleatët më të mëdhenj të Kosovës.

“Hulumtimi ka nxjerrë edhe vlerësime lidhur me preferencat e qytetarëve të Kosovës në raport me vendet partnere, ku SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO vazhdojnë të jenë në krye të këtyre preferencave, njëkohësisht edhe vlerësime për ndikimet rajonale e globale në vend, përfshirë edhe perceptimet për rolin e Rusisë dhe Kinës në zhvillimet që reflektojnë në Kosovë”, vazhdon komunikata.

Ky hulumtim është realizuar në kuadër të projektit rajonal të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të implementuar nga organizatat partnere në shtatë vende të Ballkanit në kuadër të Rrjetit Rajonal SELDI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat