Ramadani: Përveç Kosovës, Serbia mund të nxisë situatë të rrezikshme në këtë shtet

Aktuale

Ramadani: Përveç Kosovës, Serbia mund të nxisë situatë të rrezikshme në këtë shtet

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 09:52
Burim Ramadani

Mundësinë për destabilizim në Ballkan, nuk e përjashton ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

Ai ka thënë që gjasat janë të mëdha që Serbia të bëjë veprime ndaj fqinjëve.

“Mundësitë e destabilizimit të Ballkanit nga ana e Serbisë janë të mëdha, për shkak të qëllimeve që ajo pretendon ndaj vendeve fqinje”, tha ai.

Përveç Kosovës e Malit të Zi, ai thotë që Serbia mund të nxisë “aneksim” në Bosnje.

“Edhe ndaj Kosovës, por edhe ndaj Bosnjës dhe ndaj Malit të Zi. Nuk mund të përjashtohet mundësia që Serbia të nxis situatë të rrezikshme të sigurisë në Bosnje, në logjikën e aneksimit apo të ngjashme”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat