Spahiu fyen rëndë ministrin e Ambientit: Liburn Aliu qenka 100% debil

Aktuale

Spahiu fyen rëndë ministrin e Ambientit: Liburn Aliu qenka 100% debil

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:15
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu e ka fyer rëndë ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Luburn Aliu, i cili ka kontestuar identitetin kombëtar të Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me këtë Aliu ka treguar se është 100 për qind debil.

“Liburn Aliu qenka 100% debil kur thotë se Kosova nuk ka identitet kombëtar ngaqë nuk i funksionon multietniciteti!!!!????? Po kush ka thënë deri më sot që një identitet mund të ekzistojë vetëm atëherë kur është multietnik? !!! Identiteti kombëtar mund të jetë multietnik po mund të jetë edhe monoetnik”, ka shkruar Spahiu.

Ai ka insistuar se Kosova është komb multietnik.

“Kosova ka identitet kombëtar monoetnik. E çka? Si etni jemi të njëjtë me Shqipërinë, por si komb jemi të ndryshëm nga Shqipëria. Pikë. Kosova është komb monoetnik, Shqipëria pothuajse veç po bëhet komb multietnik. Në të ardhmen edhe Kosova mund të jetë komb multietnik. A bëhen apo jo serbët pjesë e këtij kombi është pak e rëndësishme. E çka ka të keqe këtu?”, ka shkruar Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat