Ministri i Mbrojtjes: Kosova e kërcënuar, prezencë ushtarake përgjatë kufirit

Aktuale

Ministri i Mbrojtjes: Kosova e kërcënuar, prezencë ushtarake përgjatë kufirit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:14
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci tregoi në një intervistë për Euronews Albania, tha se janë të kërcënuar ende nga Serbia.

Ai theksoi se kërcënimi vjen për shkak të prezencës ushtarake në jug të Serbisë dhe përgjatë kufirit të Kosovës.

Më tej ministri nënvizoi se në kufi janë 48 baza të përparme operacionale.

“Ne përgatitemi për t’u ballafaquar me sfidat dhe rreziqet. Është dhe vazhdon të mbetet kërcënim prezenca ushtarake e Serbisë në jug të territorit të saj. Kërcënimi kryesor vjen për shkak të qasjes hegjemoniste dhe agresive që politika  e Serbisë ka në raport me Republikën e Kosovës. Prezenca ushtarake në jug të Serbisë dhe përgjatë kufirit në Kosovë është vetëm një zgjatje e qasjes hegjemonike që politika e Serbisë ka me Kosovën për një kohë të gjatë.

Përgjatë vijës kufitare me Kosovën më saktësisht 300 metra deri në 5 kilometra larg kufirit të Kosovës, përgjatë gjithë vijës janë të vendosura 48 baza të përparme operacionale, 28 prej tyre janë ushtarake dhe 20 janë të xhandamërisë. Këto baza kanë një numër të konsiderueshëm të ushtarëve dhe personelit ushtarak të vendosura në to dhe pajisje ushtarake dhe me të vërtetë krijon një tej zgjatje të tre brigadave  të ushtrisë serbe që janë të dislokuara në jug të Serbisë. Kjo prezencë paraqet kërcënim për ne”-tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat