Maqedonci pret homologun slloven, thotë se do të shtojnë bashkëpunimin e FSK-së me forcat sllovene

Aktuale

Maqedonci pret homologun slloven, thotë se do të shtojnë bashkëpunimin e FSK-së me forcat sllovene

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 13:46
Pamje nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim bilateral ministrin e mbrojtjes të Sllovenisë, Marjan Sarec.

Siç njofton Ministria, gjatë takimit diskutuam ministrat rreth situatës së sigurisë në vend, por dhe më gjerë.

“Theksova se sulmi i 24 shtatorit është shqetësues për faktin se prapa tij qëndrojnë strukturat shtetërore të Serbisë, andaj duhet trajtuar me shumë vëmendje si veprim që tregon hapur tendencën për destabilizimin e vendit, rrjedhimisht të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Maqedonci.

Krahas situatës së sigurisë, Maqedonci tha se e ka njoftuar homologun e tij për të gjitha përparimet e FSK-së gjerë më tani, “për kapacitetet dhe vullnetin tonë për të thelluar bashkëpunimin me forcat sllovene përmes trajnimeve dhe misioneve të përbashkëta, si dhe aktiviteteve të tjera ushtarake që mund t’i zhvillojmë përtej planit bilateral”.

“Shpreha qëndrimin e Kosovës sa i përket luftës në Ukrainë dhe synimin e qartë që kemi si shtet për anëtarësim në BE, A5 dhe në NATO.  Nga homologu Sarec kërkova mbështetjen e Sllovenisë në rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në organizatat euroatlantike, për të cilin objektiv ministri garantoi mbështetjen e padiskutueshme të shtetit slloven. E kaluara e përbashkët dhe qëndrimi pro vlerave perëndimore janë lidhja e pashkëputshme ndërmjet dy shteteve tona”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat