Grenell: Kurti është anti-amerikan, hodhi poshtë çdo ide të ofruar nga presidentët amerikanë

Aktuale

Grenell: Kurti është anti-amerikan, hodhi poshtë çdo ide të ofruar nga presidentët amerikanë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:13
Richard Grenell

Ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është anti-amerikan.

Në një postim në rrjetin social “X”, Grenell tregon se Kurti ka hedhur poshtë çdo ide të ofruar nga presidentët amerikanë, duke reaguar kështu ndaj deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm Petrit Selimi.

“Ai hodhi poshtë çdo ide që ofruan presidentët amerikanë (nga të dyja partitë politike).

Përderisa populli i Kosovës është sigurisht pro-amerikan, Kurti është dënuar nga BE, administrata Biden, NATO dhe pothuajse të gjitha organizatat ndërkombëtare për taktikat e tij”, tha Grenell.

Grenell i tha Selimit se ishte në dijeni dhe se problemi nuk ishte Kosova, por Kurti.

Ju e dini këtë: Problemi është Kurti, jo Kosova”, ka shkruar Grenell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat