Bislimin pyetet për kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë: Grenell mund të bëjë dëm, por SHBA është partneri ynë më i fuqishëm

Aktuale

Bislimin pyetet për kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë: Grenell mund të bëjë dëm, por SHBA është partneri ynë më i fuqishëm

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:33
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë sot se nuk ka shqetësim në rast se Donald Trump i fiton zgjedhjet në SHBA.

Në një intervistë për “Euractiv”, Bislimi tha se qasja ndaj Kosovës nuk varët nga preferencat e individëve, por se është e ngulitur në historinë e SHBA-ve.

“Nuk është domosdoshmërisht produkt i preferencave të individëve, ajo është e ngulitur në historinë e SHBA-së dhe nuk mund të ndryshohet”.

Në një intervistë të fundit televizive, presidenti serb Aleksander Vuçiq tha se po pret kthimin e Trump për të krijuar një situatë të favorshme në Ballkanin Perëndimor dhe për Serbinë.

Ai përmendi se Azerbajxhani “priti 27 vjet” për një situatë të tillë për ta rikthyer Nagorno-Karabakun, duke shtuar se Serbia duhet të “mbijetojë” deri pas zgjedhjeve në vitin 2024.

Duke besuar se politikanët vijnë dhe shkojnë, por qasja themelore mbetet e njëjtë, ai pranoi se disa individë, si ish-i dërguari i SHBA-së në Kosovë gjatë epokës së Trump, Richard Grennell, mund të shkaktojnë dëm.

“SHBA-ja mbetet partneri më i fortë që kemi ndërkombëtarisht dhe kjo nuk do të ndryshojë me zgjedhjet e ardhshme”, tha Bislimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat