BE-ja pa agjendë për takim të ri mes Kurtit dhe Vuçiqit

Aktuale

BE-ja pa agjendë për takim të ri mes Kurtit dhe Vuçiqit

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 06:42
Pamje nga takimi Kurti- Lajçak- Vuçiq- Borrell

Kanë kaluar tre muaj nga takimi i fundit në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

E pavarësisht kësaj, Bashkimi Evropian nuk ka ende një agjendë për takim të ri.

Pa përgjigje kanë qenë për Tëvë1, kur janë pyetur nëse ka ftesë te dy liderët në fillim të vitit të ri.

E normalizim të marrëdhënieve gjatë vitit 2024 po synon kryeministri kosovar, Albin Kurti.

Ai ka radhitur shtatë pika ku përmendi sigurinë, hetimet për rastin e 24 shatorin e heqjen e masave nga BE-ja dhe SHBA-ja.

“Draft statutin e Asociacionit mua më thuhej se duhet ta pranojë edhe Serbia (andaj qysh në takimin e Ohrit kam ofruar që ta shkruaj atë mbi tri parime, ofertë kjo që u refuzua nga Vuçiq). Sipas deklarimit të fundit të emisarit evropian Mirosllav Lajçak, meqë draft statuti na qenka veçse çështje e brendshme e Kosovës, në vitin e ardhshëm, unë mund ta shkruaj një draft modern evropian në konsultim me ministrat e mi Nenad Rashiq (Komunitete dhe Kthim) dhe Elbert Krasniqi (Administrimi i Pushtetit Lokal). Marrëveshja Bazike (me Aneksin e Zbatimit) për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të mund të nënshkruhej në Samitin e Këshillit Evropian që mbahet në datat 21 e 22 mars 2024. Besoj që Brukseli dhe emisari evropian Lajçak do të merren shumë më tepër me Presidentin e Serbisë Vuçiq që i vodhi zgjedhjet në Serbi me ndihmën e Dodikut, Mandiqit e Radoiçiqit (sidomos në Beograd) dhe që u tërhoq nga Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit 2023 (përmes letrës së Kryeministres Ana Bërnabiq), në vend se të na bëjnë presion publik me opsione që e shndërrojnë Kosovën demokratike e pro-evropiane në temë problematike”.

Nga ana tjetër, njohësi i çështjeve politike, Visar Xani thotë se ka shumë paqartësi në rrugën e dialogut nga të gjitha palët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i kanë realizuar tetë takime brenda dy vjetësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli. Por, të dy udhëheqësit janë çuar nga tavolina e bisedimeve pa nënshkruar ndonjë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat