Nexhmedin Spahiu “shpërthen” ndaj ministrit Aliu: O idiota, lërini këto arsyetime për Kosovën!

Aktuale

Nexhmedin Spahiu “shpërthen” ndaj ministrit Aliu: O idiota, lërini këto arsyetime për Kosovën!

Nga: A.Zh Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 09:10
Nexhmendin Spahiu

Analisti politik Nexhmendin Spahiu, i ka reaguar ashpër ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu, për deklaratën e këtij të fundit se “Kosova Kosova nuk ka identitet kombëtar ngaqë nuk i funksionon multietniciteti”.

Ai e ka quajtur “idiot” e “debil” ministrin Aliu, duke kërkuar të lërë arsyetimet se “Kosova është shtet multietnik”.

Sipas Spahiut, Kosova është komb monoetnik, derisa “Shqipëria pothuajse po bëhet komb multietnik”, përcjell Bota sot.

“Liburn Aliu qenka 100% debil kur thotë se Kosova nuk ka identitet kombëtar ngaqë nuk i funksionon multietniciteti!!!!????? Po kush ka thënë deri më sot që një identitet mund të ekzistojë vetëm atëherë kur është multietnik? Identiteti kombëtar mund të jetë multietnik, por mund të jetë edhe monoetnik. Kosova ka identitet kombëtar monoetnik. E çka? Si etni jemi të njëjtë me Shqipërinë, por si komb jemi të ndryshëm nga Shqipëria. Pikë. Kosova është komb monoetnik, Shqipëria pothuajse veç po bëhet komb multietnik. Në të ardhmen edhe Kosova mund të jetë komb multietnik. A bëhen apo jo serbët pjesë e këtij kombi është pak e rëndësishme. E çka ka të keqe këtu?”.

“O idiota leni arsyetimet se Kosova është shtet multietnik. Të gjitha shtetet në Evropë janë multietnike. Shqipëria e Serbia janë edhe më multietnike se sa Kosova po ky fakt nuk i pengon ato me funksionu si shtete”, ka shkruar Nexhmedin Spahiu, në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat