34 vjetori i LDK’së: Manaj: Të forcohet partia, që të forcohet Republika!

Aktuale

34 vjetori i LDK’së: Manaj: Të forcohet partia, që të forcohet Republika!

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:13
Shkëmb Manaj

Zyrtari i LDK-së, Shkëmb Manaj ka deklaruar se Kosova është e fortë, aq sa është e fortë Lidhja Demokratike e Kosovës. Prandaj, duhe të forcohet LDK, që të forcohet Republika.

Postimi në Facebook:

Të dashur miq,

Sot, shtëpia jonë politike, shtëpia me e madhe politike shqiptare – Lidhja Demokratike e Kosovës, shënon 34 vjetorin, ditën e saj të themelimit.

Kjo shtëpi politike i vuri themelet e shtetit të pavarur të Kosovës. I vuri themelet e lirisë dhe të demokracisë së Kosovës.

Kjo shtëpi politike, me e vjetra në historinë e pluralizmit politik shqiptar, ka histori të jashtëzakonshme, ka traditë, ka kulturë, ka shpirt, energji dhe vizion për të ecur tutje projektin e saj.

Kjo shtëpi e Ibrahim Rugovës dhe veprimtarëve e veprimtareve që dhanë jetën për shtetin e Kosovës, sot, nën udhëheqjen e Lumir Abdixhikut, është forcë serioze politike e cila po e jap kontributin e saj për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, po punon që të ri strukturohet në hap me trendet dhe zhvillimet e reja, për të avancuar jetën demokratike në vend, për të ruajtur e kultivuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës, për të integruar Kosovën në NATO dhe BE se bashku me aleatët tonë në krye me SHBA si dhe për ta zhvilluar ekonominë e vendit.

Urime e gëzuar për të gjithë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat