Policia dhe Dogana me aksion në Leposaviq

Aktuale

Policia dhe Dogana me aksion në Leposaviq

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë-Veri, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe ne bashkëpunim me Njësitin anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës, sot kanë vazhduar operacionin që kishte filluar me 21 dhjetor në Leposaviq.

Operacioni policor zhvillohet nën dyshimin se janë kryer veprat penale “Tregti e ndaluar” dhe “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” .

Gjatë kontrollit në depon e një marketi, pronë e të dyshuarës G.T., (viti i lindjes 1968, femër kosovare), janë gjetur dhe sekuestruar nga Dogana e Kosovës mallra ushqimorë, kryesisht pije jo alkoolike dhe gjëra tjera ushqimore.

Rasti do të trajtohet në koordinim me organet e drejtësisë dhe Doganën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat