​Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, Te Dheu i Bardhë kolona në hyrje rreth 2 kilometra

Aktuale

​Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, Te Dheu i Bardhë kolona në hyrje rreth 2 kilometra

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Edhe në orët e mbrëmjes vazhdon të ketë fluks të qarkullimit në pikat kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata prej 150 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 1800 metrash.

Kolonë ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë - 950 metra, ku pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 110 minuta.

Në Jarinjë pritjet janë 60 minuta, ndërsa në Merdarë nuk ka pritje, por kolona e automjeteve është e gjatë 30-40 metra.

Në pikat tjera kufitare pritjet në hyrje janë 3-5 minuta, sikurse edhe në dalje, ku kolona më e gjatë është në Qafë të Morinës prej 20 metrash, sipas të dhënave të Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 19:14.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat