Pse qytetarët nuk po ushtrojnë padi për diskriminim në punë?

Aktuale

Pse qytetarët nuk po ushtrojnë padi për diskriminim në punë?

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 23:54
Qëndrim Gashi

Qëndrim Gashi nga Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, ka thënë se vetëm në vitin 2022 kanë pasur mbi 5 mijë lëndë.

Ai shtoi se nga ky numër i lëndëve ka raste të ndryshme.

“Janë nga të gjitha natyrat këto raste, civile, administrative penale e kundërvajtëse, ndërsa sa i përket numrit të rasteve që kanë kërkuar kompensim të dëmit nga autoritetet publike kemi shifrën mbi 294 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë juridike dhe kanë nisur procedurat, qoftë në organet administrative apo edhe në organet gjyqësore”, tha Gashi.

“Shifra mendoj që është e kënaqshme, por besoj që duhet të ketë informim dhe vetëdijesim të qytetarëve edhe më të madh në mënyrë që të kërkojnë të drejtat e tyre në rast se ka shkelje prej autoriteteve publike. Këto pra janë rastet që kanë kërkuar ndihmë dhe i kanë plotësuar kriteret tek Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, por unë shpresoj që numër edhe më i madh të jetë edhe tek avokatët”, shton ai.

Një hulumtim i realizuar nga “Demokraci +” tregon që momentalisht në Kosovë qytetarët kanë paditur shtetin në një vlerë prej 77 milionë euro për të realizuar kompensimet në rastet e arrestimeve të kundërligjshme.

Por, standardet ligjore dhe standardet europiane tregojnë se shteti mund të paditet edhe për dëme të tjera.

Shembull, nëse shteti është vonuar ta kryejë një punë që e ka obligim apo qytetari ka qenë i diskriminuar, mund të ushtrojë padi për ta fituar të drejtën dhe kompensimin.

Të dhënat tregojnë që këto instrumente juridike nuk përdoren shpesh nga qytetarët e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat