Tha se Kurti i la korridor arratisjeje Milan Radoiçiqit, Dejona Mihali “godet” Abelard Tahirin

Aktuale

Tha se Kurti i la korridor arratisjeje Milan Radoiçiqit, Dejona Mihali “godet” Abelard Tahirin

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:30
Dejona Mihali

Zyrtarja e lartë e VV-së, Dejona Mihali, i ka reaguar ashpër ndaj shefit të deputetëve të PDK-së, Abelard Tahirit në lidhje me mos-arrestimin e Milan Radoiçiqit.

Tahiri e pyeti dje Kurtin se “pse lejoi të largohej Milan Radoiçiq nga Banjska”.

Më pas, Mihali ia ka përmendur Tahirit heqjen e fletarrestit për Radoiçin. Ajo tha se ai është vendosur në listën e Inteprolit.

Postimi i plotë i Dejona Mihalit:

Pas Lumir Abdixhikut dhe Vlora Çitakut, sot foli dhe Abelard Tahiri.

Ai nuk tha se çfarë të bëhet me statutin e Asociacionit që Ish kryeministri/presidenti ku ky ka qenë asistent ia solli Kosovës në formë Zajednice.

Por u kufizua të shpjegonte se si di një të dhënë të cilën ende nuk e ka dërguar tek Blerim Isufaj, pra Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale.

Nëse Tahiri e dikërka që Kryeministri i ka lënë korridor arratisje Milan Radoiçiçit duke komunikuar me Kryetaren e grupit tonë parlamentar me 24 shtator, s’di pse po vonohet të shkojë ta denoncojë tek Kryeprokurori.

Kushedi në rrugë e sipër merr vesh edhe pse më herët prej andej iu pat heqë fletëarresti ndërkombëtar Milan Radoiçiç.

Atëherë pra, kur ish shefi i Abelard Tahirit ishte President, Lekë Lumezi Kryeprokuror, Kreshnik Gashi kishte pasuar Shpend Maxhunin si Drejtor të AKI-së e kryesues i KPK ishte Blerim Isufaj, në përgatitje për të zëvendësuar Sylë Hoxhën në PSRK (sot anëtar “i devotshëm” i LDK).

Pse vallë këta burra, zyrtarë besnik të shtetit të tyre lejuan të hiqej fletëarresti ndërkombëtar i Radoiçiç? Pse nuk e ndaluan kurrë? Pse nuk e bllokuan kur hipte shkallëve të ndërtesës qeveritare? Pse jo kur komunikonte me ish Presidentin apo ish Kryeministrin? Pse?

Sot që flasim Radoiçiç pas kërkesës së shtetit të Kosovës është i kërkuar në listën e Interpol. I janë konfiskuar gjithçka ka vënë si pronë me anë të krimit të organizuar dhe është i shpallur përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat