Abdixhiku e “djeg” lojën, në podcastin e fundvitit e fton Edon Zhegrovën

Aktuale

Abdixhiku e “djeg” lojën, në podcastin e fundvitit e fton Edon Zhegrovën

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 18:42
Lumir Abdixhiku dhe Edon Zhegrova

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në podcastin “Rruga e Re” ka prezantuar futbollistin Edon Zhegrovën si musafiri i fundit për këtë vit.

Abdixhiku këtë podcast ka filluar në kuadër të platformës “Rruga e Re”, ku ka pasur musafir të ndryshëm të skenës publike.

Ai tregoi se kanë biseduar me Zhegrovën nga fushat e shkollës “Gjergj Fishta” deri tek përballjet me Mbappen e Messin.

Bëhet e ditur se përveç Edon Zhegrovës ka qenë edhe babai i tij Lul Zhegrova.

“Inspirim e krenari” ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat