​Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Aktuale

​Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 21:30
Foto ilustrim

Disa nga pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të shënojnë fluksin e ardhjes së bashkatdhetarëve edhe në orët e mbrëmjes.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të orës 21:05, pritjet më të gjata prej 90 minutash janë Te Dheu i Bardhë, ku është krijuar kolonë në hyrje prej 600 metrash.

Kolonë ka edhe në pikën tjetër në Muçibabë - 30 metra dhe pritjet për të hyrë brenda territorit të Kosovës janë 10 minuta. Në Jarinjë pritjet janë 30-40 minuta në hyrje, ndërsa në Merdarë 20-30 minuta, por nuk ka kolona të automjeteve, teksa në dalje pritjet janë nga 5-10 minuta.

Në Bërnjak pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, por nuk ka kolonë të automjeteve, teksa daljet janë 3-5 minuta. Ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje shkojnë nga 3-5 minuta dhe po ashtu nuk ka kolona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat