Elshani për mjetet e sekuestruara: Mund të paraqitnin rrezik për Policinë

Aktuale

Elshani për mjetet e sekuestruara: Mund të paraqitnin rrezik për Policinë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 06:41
Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se mjetet e konfiskuara dje mund të kenë qenë rrezik i drejtpërdrejtë për Policinë e Kosovës apo qytetarët e tjerë.

“Jo nuk mund të themi që është nga operacioni i Banjskës edhe pse do të bëhen analizat dhe do të shihet me çka kemi të bëjmë këtu. E rëndësishme është që informacionet i pranojmë vazhdimisht nga qytetarët e vendit”, ka deklaruar ai, transmeton RTKlive. 

Ndër të tjera ai ka folur edhe për identifikimin e kontrabandës me duhan në Zubin Potok.

Ato mund të paraqitnin rrezik për pjesëtarët e Policisë së Kosovës apo dikujt tjetër. Nuk është diçka e jashtëzakonshme ajo çfarë po ndodh në veri me këto bastisje e konfiskime, para pak minutash kemi dërguar në doganë një furgon me duhan të kontrabanduar. Pra në vazhdimësi kemi punë që po kryejmë”, ka deklaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat