Eksperti zbardh planin e ri serb për sulme në Kosovë: Të reagojnë ndërkombëtarët!

Aktuale

Eksperti zbardh planin e ri serb për sulme në Kosovë: Të reagojnë ndërkombëtarët!

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 10:29
Sulmi në Banjskë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të shtunën e 23 dhjetorit se ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës pas atij të 24 shtatorit nëBanjskë.

Kurti gjatë konferencës përmendi disa lokacione në Serbi, ku tha se grupi po kryen trajnime përfshirë poligone ushtarake të Serbisë.

Pas kësaj deklarate tëKurtit e menjëhershme ishte ajo nga Serbia.

Ministria e Mbrojtjes atje mohoi akuzat e kryeministrit Kurti duke i quajtur “absurde”.

Pas sulmit të 24 shtatorit NATO ka rritur numrin e ushtarëve shtesënë Kosovë duke e rritur në 4600.

Paralajmërimet dhe shtimi i trupave shtesë të ushtarëve sipas njohësve të sigurisë janë sinjale që mund të ketë sulm të ri nga Serbia.

Nuredin Ibishi tha se situata është ende e tensionuar në veri.

“Situata vazhdon të jetë e tensionuar në veri. Me paralajmërimet dhe interesimet e gjendjes së sigurisë  nga institucionet vendore e ndërkombëtare është shtuar gatishmëria për mundësinë për të parandaluar një rrezik të tillë”, thotë Ibishi.

Eksperti i Sigurisë thotë se Serbia kësaj radhe do ketë llogaritje tjera jo përmes kufirit.

“Serbia nuk heziton të merr veprime ndoshta jo një sulmi agresion përmes kufirit por mendon ti flirton forcat nga brenda përmes kufirit prandaj është dyfishuar njësia e KFOR-it për ta përcjellë dhe policinë. Mundësia e sulmit është por Serbia nuk do të heqë dorë që në fund të bëjë destruksion në fazën e dialogut e bisedimeve që të ketë ngecje. Kjo mund të jetë një rrezik për një mundësi të tillë të përsëritjes së situatën nëBanjskë por edhe masa e llogaritje tjera”, tha ai.

Ibishi thotë se Serbisë duhet ta paralajmërojnë ndërkombëtarët që mos të merr veprime të tilla.

“Ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë trysni Serbisë që mos të ndërmerr veprime të tilla ngase KFOR-i tha se çdo kush që e ngritë konfliktin do të përgjigjët menjëherë.Të bëjnë vlerësimin në bazë të analizave nga institucionet e inteligjencës dhe tëngritingatishmërinë e forcave institucionet tona”, ka deklaruar Ibishi.

Në sulmin e 24 shtatorit nga agresioni serb mbeti i vrarë polici kosovar Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat