Aksion i policisë dhe doganës në Leposaviq, ja për çka dyshohet

Aktuale

Aksion i policisë dhe doganës në Leposaviq, ja për çka dyshohet

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 12:05
Foto ilustrim

Policia dhe doganat po e zhvillojnë një aksion në një depo në Leposaviq.

Dyshohet se aty ka mallra të kontrabanduar.

Kështu deklaroi ushtruesi i detyrës së drejtorit për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të arrestuar.

“Sot në orët e paradites policia ka pranu infoemacion në lidhje me dyshimin se në një magazinë (depo) në Leposaviq mund të ketë mall të kontrabanduar.Policia ka shku aty dhe së bashku edhe me krimet ekonomike dhe doganen janë duke e kry punën e tyre. Biznesi është i regjistruar por po shikohet për mall të kontrabanduar”, tha Elshani.

Aksione të tilla në veri ka pasur edhe gjatë ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat