Tahiri: Kurti babadimër i llojit të vet, shpërndan me një dorë e grabit me të dyja

Aktuale

Tahiri: Kurti babadimër i llojit të vet, shpërndan me një dorë e grabit me të dyja

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 14:21
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, pas ankesave të qytetarëve për fatura të fryera të energjisë elektrike.

Ai thotë se është shqetësuese sesi Kosova me të ardhurat më të ulëta në Europë, me një kryeministër si Albin Kurti, qytetarët e saj të paguajnë fatura me shpenzime si në Belgjikë e Luksemburg.

”Në vendin me të ardhurat më të ulëta për kokë banori në rajon dhe Evropë, qytetarët e Republikës së Kosovës paguajnë fatura ekuivalente me shpenzimet që paguajnë qytetarët e vendeve më të pasura si Belgjika e Luksemburgu. Po shkojmë drejt një situate alarmante ku faturat mesatare të familjeve me pak anëtarë, të jenë mes 250 – 350 euro.

Kjo është qeverisje e të paaftëve dhe mashtruesve. Ky kryeministër është babadimri i llojit të vet, i cili shpërndanë me një dorë, e grabitë me të dy duart.
Hajde tash kallxona se si KEDS-i përcakton çmimet, dhe se si ju nuk keni asgjë në dorë. Turp!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat