VV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS

Aktuale

VV: Këmbëngulja jonë e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:22
Albin Kurti

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje deklaron se këmbëngulja e Qeverisë e ka detyruar Serbinë që t’i pranonte targat RKS.

Me anë të një postimi në Facebook, në faqen e LVV-së thuhet se pas targave, Serbia duhet t’i pranojë diplomat dhe të gjitha dokumentet, derisa çështjen e targave e ka cilësuar “e arritur e rëndësishme e shtetit dhe e qeverisë”.

“Këmbëngulja jonë në atë që është e drejtë, në fund e detyroi Serbinë të zmbrapset e t’i pranojë targat RKS. Do të duhej që pas kësaj ajo t’i pranojë edhe pasaportat, diplomat e të gjitha dokumentet”.

“Kjo është një e arritur e rëndësishme e shtetit dhe qeverisë tonë për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet nga VV-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat