Leka: Zgjedhjet në Serbi u manipuluan! 40 mijë votues u sollën nga Dodik! Vuçiq mund të nis konflikt në Kosovë

Aktuale

Leka: Zgjedhjet në Serbi u manipuluan! 40 mijë votues u sollën nga Dodik! Vuçiq mund të nis konflikt në Kosovë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 20:28
Nuredin Ibishi

Eksperti për çështjet e sigurisë, Nuredin Ibishi ka folur për  protestat në Serbi dhe drithijet e një skenari destabilizues në Ballkan.

Sipas ekspertit, zgjedhjet në Serbi u manipuluan dhe u konstatuan si nga OSBE por edhe nga organe të tjera ndërkombëtare që i mbikqyrën, ku vetëm Dodik solli mbi 40 mijë votues.

Leka theksoi se qëllimi i presidentit serb Aleksandër Vuçiç është që të krijoi një konflikt në Kosovë nëse situata e tij politike bëhet e paqëndrushme.

Leka: Zgjedhjet ishin të manipuluara dhe ato u konstatuan edhe nga OSBE dhe nga organet e tjera ndërkombëtare që i mbikqyrën dhe kjo tregoi të gjithë atë që ndodhi.

Gjithë kjo tregon se 40 mijë janë sjellë nga Dodik që ka votuar dhe opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve.

Opozita kërkon përsëritjen në Beograd dhe në zona të tjera.

Qëllimi i Vuçiç është që duke i krijuar një situatë të paqëndrueshme për shkak të manipulimit të zgjedhjeve, të hapi një mundësi konflikti në Kosovë.

Kjo është më e rrezikshme, e patë dhe vetë sjelljen e tij me pranimin e targave që ishte e papritur dhe kjo do të jetë një kushtëzim shumë i madh dhe për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat