Deputeti i VV-së përgënjeshtron Mexhitin dhe Kasamin: Ne nuk garojmë në zgjedhjet në Maqedoni

Aktuale

Deputeti i VV-së përgënjeshtron Mexhitin dhe Kasamin: Ne nuk garojmë në zgjedhjet në Maqedoni

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:10
Mefail Bajqinovci

Përfshirja e VV-së në zgjedhjet parlamentare të rregullta në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka ngjallur debat ditëve të fundit.

Krerët e opozitës shqiptare dit më parë deklaruan se në këto zgjedhje do të garojë edhe LVV.

Pas këtij prononcimi kishte shumë reagime në rrjetet sociale, por nuk kishte një përgjigje zyrtare, nëse kjo është e vërtetë.

Media gjatë ditës ka kontaktuar deputetin e Lëvizjes Vetëvedosje, Mefail Bajqinovci, i cili në një përgjigje të shkurtër ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për përfshirjen e VV-së në zgjedhjet në Maqedoni.

Ai tha se VV-ja nuk do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

“Jo ne nuk marrim pjesë në zgjedhje në Maqedoni, ne nuk garojmë”, tha shkurt dhe ekskluzivisht Bajqinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat