Abdixhiku thotë se tri herë u shtrenjtua rryma për tri vjet

Aktuale

Abdixhiku thotë se tri herë u shtrenjtua rryma për tri vjet

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përgjatë tri viteve të fundit në Kosovë, tri herë është shtrenjtuar tarifa e rrymës.

Përmes një statusi në Facebook, Abdixhiku i ka pasqyruar edhe me grafikë shtrenjtimit që sipas tij kanë ndodhur të faturave të rrymës.

“Tarifat e energjisë elektrike, herën e fundit, janë rritur nga prilli i këtij viti. Para kësaj, ishin rritur edhe dy herë të tjera.

Pra gjithsej 3 herë për 3 vjet. Gjendja e tanishme është produkt i mosnjohjes së realitetit qytetar në vend. Siç dhe thoshin vet, ‘qytetarët po shpenzojnë shumë sepse rryma është e lirë’.

Do të gjejnë arsyetime; do të ju mbushin me ankesa, nga privatizimi e deri tek luftërat nëpër botë, por e vërteta e vetme është si më poshtë. Paaftësia kushton! Shiheni vet👇”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat