Shtrenjtimi i energjisë, Haxhiu: Qeveria e “shpresës” që ua zë kafshatën në fyt qytetarëve edhe gjatë festave

Aktuale

Shtrenjtimi i energjisë, Haxhiu: Qeveria e “shpresës” që ua zë kafshatën në fyt qytetarëve edhe gjatë festave

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 23:38
Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj shtrenjtimit të faturave të eneegjisë elektrike.

Sipas Haxhiut, ky shtrenjtim ka për qëllim funksionalizimin e Elektroseverit në veri të vendit, teksa reagimin e qytetarëve e konsideron të drejtë.

Postimi i plotë i tij:

Fakturat e fryra të energjisë elektrike kanë një prapavi- funksionalizimin e Elektroseverit në Veri, nga Albin Kurti.

Shqetësimi i qytetarëve të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i kuptueshëm në këtë krizë që e ka kapluar vendin.

Qeveria duke ju dhënë lëmoshë nga 100 euro disa kategorive, nuk mund t'i arsyetojë hajnitë në faktura të rrymës.

Qeverisë nuk i mjaftoi vjedhja e buxhetit të shtetit, e rezervae shtetërore, e tash po i vjedhin qytetarët në xhep, duke shtrenjtuar fakturat e rrymës për interesa të oligarkëve dhe të mafias energjetike në krye me Martin Berishën dhe hajnat e tjerë të emëruar nga Qeveria në ZRrE.

Po ua dëshmoj këtë rritje enorme të rrymës për tre muajt e fundit që kam paguar personalisht:

Tetor - 47 euro

Nëntor -84 euro

Dhjetor - 357 euro

Kjo është Qeveria e "shpresës" që ua zë kafshatën në fyt qytetarëve edhe gjatë festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat