​Kurti: Prokuroria duhet të ngritë më shumë aktakuza pas sulmit të Banjskës

Aktuale

​Kurti: Prokuroria duhet të ngritë më shumë aktakuza pas sulmit të Banjskës

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 14:49
Foto nga konferenca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Prokuroria do të duhej të bënte njoftim më të hollësishëm dhe të ngritë aktakuza në lidhje me të gjeturat e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Kurti tha se ka shprehur paknaqësinë e tij me informacionet e shumta, me hetimet vazhdueshme e vitit të kaluar me vitin 2023, që është vit i sulmeve paramilitare, duke thënë se ka shpërputhje të aktakuzave të ngritura për nga numri.

Kurti: Do të duhej që Prokuroria të ngriste më shumë aktazuka pas sulmit në Banjskë

“Do të duhej që prokuroria e shtetit të bëj njoftim më të hollësishëm dhe sidomos të ngritë aktakuza. Unë e kam shprehur edhe të shtunën paknaqësinë time me informacionin e shumtë, me hetimet e vazhdueshme që janë bërë për vitin e kaluar, që ishte vit i barrikadave paramilitare dhe për këtë vit që ishte vit i sulmeve paramilitare dhe shpërputhja e këtyre me aktakuzat e ngritura për nga numri e me personat prapa grilave sërish për nga numri”.

Kurti, në konferencë për media, tha në takimin e 26 tetorit ishte i gatshëm për nënshkrim të marrëveshjes me Serbinë, por që për një gjë të tillë nuk ishte i gatshëm presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se për mungesë të nënshkrimit duhet të pyeten në BE, e jo Qeveria e Kosovës, pasi sipas tij pala serbe nuk ishte serioze për të nënshkruar.

Kurti: Unë ishta i gatshëm për nënshkrim me 26 tetor, Serbia nuk ishte

“Më 26 tetor më është thënë që situata është urgjente sepse nuk po përfundon agresioni rus në Ukrainë, pra është urgjente normalizimi i marrëdhënieve. Pra me që është ashtu, po e nënshkruajm sonte. Por ka renditje të dokumenteve për nga rëndësia e kronologjia. Marrëveshja bazike, aneksi i zbatimit dhe draft-statuti për të cilin unë dy ditë më herët i kisha dërguar vërejtjet e mia. Aty e kishin shansin edhe presidenti i Serbisë i cili vazhdimisht e përmend Asociacionin, por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime, andaj nuk ka kuptim të më pyesni mua, Duhet të pyeten ata në BE pse e humbën një shans të mirë. Unë isha serioz sa thosha eja të nënshkruajm sonte. Joserioziteti i kaloj palës serbe që nuk nënshkruan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat