Serbia sulm në Kosovë? Analisti zbulon zonën që rrezikon

Aktuale

Serbia sulm në Kosovë? Analisti zbulon zonën që rrezikon

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:18
Aleksander Vuçiq

Analisti Nexhmedin Spahiu është shprehur se nëse do të ketë një sulm të Serbisë në Kosovë, ai nuk do të vijë nga veriu, por nga jugu i vendit.

Komentet Spahiu i bëri në Euronews Albania, ku tha se veriu ndodhet plotësisht nën kontrollin e qeverisë së Kosovës dhe sipas tij, vetëm ndonjë budallallëk do ta nxirrte jashtë kontrollit. Ai tha gjithashtu se në veri të Kosovës nuk mund të ketë më trazira të serbëve që jetojnë atje, pasi situate është vënë nën kontroll.

“Veriu i Kosovës ndodhet plotësisht nën kontrollin e qeverisë së Kosovës dhe vetëm ndonjë budallallëk i qeverisë mund ta nxjerrë atë nga kontrolli i qeverisë.

Në Veri vetëm po te ketë ndonjë sulm të ushtrisë serbe ose ndonjë sulm terrorist, por jo të shkaktojë njeri trazira nga brenda.

Edhe nëse do të ketë një sulm të Serbisë në Kosovë, ai nuk do të jetë në veri, por në jug të Kosovës, ç’ka do i shërbente ushtrisë serbe të hynte në Kosovë. Ose do të zbatohet kjo marrëveshje, ose do të ketë një luftë që do të preventojë zbatimin e saj”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat