Gërvalla e quan 2023-ën vit të arritjeve të mëdha: Kemi kthyer çnjohje

Aktuale

Gërvalla e quan 2023-ën vit të arritjeve të mëdha: Kemi kthyer çnjohje

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:11
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka nisur konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti duke thënë se viti 2023 me pak fjalë mund të përmblidhet si i arritjeve të mëdha, por edhe sfidave.

“Viti 2023 do të mbahet mend si viti i fundit i izolimit, i përjashtimit nga liberalizimi i merituar i vizave. Pra ndryshimet cilësore nuk do të mund të arriheshin pa përmirësimin cilësor në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Gërvalla.

Duke përmendur edhe sfidat, kryediplomatja ka thënë se si vend Kosova “ka notuar kundër rrymave”, por që sipas saj me këtë e ka fituar respektin e Perëndimit.

“Me vendet mosnjohëse kemi pasur përparim, kemi luftuar fushatën e njohjeve, kemi kthyer çnjohje nga e kaluara”, ka thënë ajo, ndër të tjera.

Më shumë Gërvalla ka treguar se do të shpaloset në konferencën e veçantë që do ta ketë në ministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat