“E dimë ku grumbullohen” – Konjufca thotë se grupi i Radojçiqit mund ta sulmojë prapë Kosovën

Aktuale

“E dimë ku grumbullohen” – Konjufca thotë se grupi i Radojçiqit mund ta sulmojë prapë Kosovën

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 21:53
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se grupi i terroristit Milan Radojçiq, është duke bërë përpjekje përsëri ta sulmojë Kosovën, njëjtë sikurse më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Ai në “Rubikon”, tha se strukturat e sigurisë së Kosovës kanë informata që ky grup po organizohet përsëri për të hyrë në Kosovë.

“Grupacione që janë të lidhura m struktura të sigurisë me ushtrinë, policinë me grupe paramilitare të cilët e kanë një prapavijë të kriminalitetit dhe angazhimit të drejtpërdrejt në masakra të bosnjës dhe Kosovës të cilët kanë qëllim ta destabilizojnë Kosovën, me një përpjekje si të 14 shtatorit ku e vranë Afrim Bunjakut…. Kemi informata që janë duke u përgatitur, po ka informata të tilla, e dinë ku grumbullohen ku mblidhen, këto mjaftohen për neve ta shohim si përpjekje për rigrupim”, tha ai.

“Informacionet tona kanë lidhje me grupet të cilat nuk janë drejpërdrejt të ushtrisë, por grupi i radojciqit, po bën përpjekje për rigrupim. Duhet ta konsiderojmë që po mblidhen për me hy në Kosovë, për këtë po i pregadisim institucionet e sigurisë”, vijoi ai.

Tutje ai tha se meqenëse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk u sanksionua nga bashkësia ndërkombëtare, mund prodhoj rrezik për Kosovën.

Sipas Konjufcës mosndëshkimi krijon ide në kokën e Vuçiqit se në të ardhmen mund ta sulmoj Kosovën.

“Puna mund të vijë më rëndë, sepse Vuciqi nuk e morri ndëshkimin që e meriton. Kjo në mendjen e tij funksionin si ide për hapësirë që e ka në të ardhmen me sulmu Kosovën. Nuk po them që mund të ndodh ndonjë sulm apo invazion klasik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat