Xani: Subjektet politike në Maqedoninë e Veriut janë adhurues të Kurtit

Aktuale

Xani: Subjektet politike në Maqedoninë e Veriut janë adhurues të Kurtit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 23:49
Visar Xani

Analisti politik, Visar Xani tha se subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë adhurues të kryeministrit Albin Kurti dhe fitores së tij.

Kjo deklaratë e Xanit erdhi pasi deputeti i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e veriut, Fadil Zendeli tha që Vetëvendosje dhe kryeministri Kurti kanë mbështetës.

“Këta realisht janë adhurues të Albin Kurtit, adhurues të fitores së Albin Kurtit si metodë për të emituar dhe për të përfituar nga fryma që ka ndodhur në Kosovë. Dhe nuk është një mbështetje dhe një bashkëpunim mbi parimet e një politike të mirëfilltë bashkëpunimi”, tha Xani.

Derisa shtoi se ajo çfarë do të duhej të na interesonte më shumë është ndikimi që do të kenë këto zhvillime në Kosovë se sa në Maqedoni të veriut.

“Ka shumë zhvillime atje që ndoshta realisht më pak na interesojnë se çfarë ndikimi  do të ketë në Maqedoni. Më shumë rrezik paraqet në Kosovë, çfarë ndikimi dhe çfarë praktike. Me këtë metodë të cilën po thojmë Vetëvendosje nuk mundet me dal ën konferenca për shtyp dhe me akuzu Vuçiqin për ndërhyrje dhe për bashkëpunim te listes serbe me Beogradin. Ky është rreziku numër një që nga sot e tutje”, tha Xani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat