Ramabaja i cilëson joserioz Borrellin e Lajçakun

Aktuale

Ramabaja i cilëson joserioz Borrellin e Lajçakun

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 00:26
Sadri Ramabaja

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja i ka cilësuar si joserioz emisarin evropian të dialogut Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Madje Ramabaja tha se për këtë komisioni i Bashkimit Evropian do të duhej të jepte përgjigje.

“Kuptohet qartë se dyshja Borel dhe Lajçak kanë qenë gati thuajse vazhdimisht, po sidomos kohëve të fundit krejtësisht të njëanshëm ndërkq draftstatusin herë e prezantojnë si pjesë e marrëveshjes bazë, herë si pjesë e aneksit të marrëveshjes bazë dhe herë krejtësisht si një dokument i brendshëm i Kosovës të cilin nuk ka nevojë ta nënshkruajë Serbia. E shikoni pra kemi të bëjmë me ndërmjetësues jo serioz dhe për këtë do të duhej të jepte përgjegje komisioni i Bashkimit Evropian”, tha Ramabaja.

Derisa theksoi se përgjatë 10 viteve të dialogimit Serbia ka qenë gjithmonë pala e cila sipas tij, nuk e ka përfillë marrëveshjen bazike.

“Çështja është se është pranuar në paketë marrëveshja bazë, është pranuar aneksi i saj dhe është pranuar draft statuti në parim por jo si tërësi. Sepse ka dërguar qeveria jonë edhe vërejtje komente të veçanta, pra në këtë kuptim duhet kuptuar qartë se kemi të bëjmë me një proces delikat të cilin e ka udhëhequr për 10 vjet Bashkimi Evropian dhe që po shkon drejtë dështimit përfundimtar të tij. Jo me përgjegjësinë e Kosovës përkundrazi, pala kosovare ka qenë vazhdimisht e kujdesshme dhe krijuese në këtë proces. Ndërkaq ne kemi palën serbe ajo që dy ditë pra zgjedhjeve i dërgoi letër dokument të veçantë Bashkimit Evropian përmes të cilit kryeministrja e Serbisë, kukulla e Vuçiqit, përmes së cilës ajo nënkupton qartë e precizon qartë se nuk përfillë marrëveshjen bazike të Brukselit”, shtoi Ramabaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat