Spahiu për faturat e energjisë elektrike: Ka mashtrim me kilovatët

Aktuale

Spahiu për faturat e energjisë elektrike: Ka mashtrim me kilovatët

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 00:42
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu, duke folur për faturat e fundit të energjisë elektrike, ka thënë se ka një mashtrim me kilovatët.

Sipas tij, ZRRE-ja duhet të merret me këtë punë, duke shtuar se një problem i tillë nuk është vetëm tek ai, por në përgjithësi.

“Kemi pas para 10 vjetëve kur një njehsor i cili është djegur nga vetëtima. KEDS-i ka ardhur me vendos një tjetër, dhe e njëjta ka shpenzuar shumë kilovatë. Kur e kanë ndërruar njehsorin ai ka regjistruar përgjysmë më pak. Puna me njehsorët duhet të jetë brengë publike”, ka thënë ai.

Sipas tij, qytetarët duhet t’i krahasojnë kilovatët.

Ka shtuar se nëse konsumi i kilovatëve është më i madh se vitin e kaluar në të njëjtën kohë, nëse nuk është shtuar ndonjë pajisje tjetër, atëherë duhet shikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat