Ramabaja: Draft-statuti i hartuar nga emisarët e BE-së, ka të meta serioze

Aktuale

Ramabaja: Draft-statuti i hartuar nga emisarët e BE-së, ka të meta serioze

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 00:46
Sadri Ramabaja

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, thotë se draft-statuti i Asociacionit, i hartuar nga pesë emisarët e BE-së, ka të meta serioze.

Teksa tregoi se e ka lexuar e studiuar këtë draft, Ramabaja deklaroi që nga ky hartim preken rëndë parimet kushtetuese të Kosovës, madje edhe bie ndesh me Sistemin e Drejtësisë.

Megjithatë, profesori shtoi që pa marrë parasysh rrethanat, Kosova duhet ta thotë patjetër mendimin e saj, por gjithmonë duke qenë mirënjohëse ndaj atyre që kanë kontribuar në hartimin e këtij drafti.

“E kam lexuar e studiuar draft-statutin e hartuar nga emisarët. Ka të meta serioze madje, sepse prek rëndë parimet kushtetuese të Kosovës, prandaj është i pa aplikueshëm, sepse bie ndesh me Sistemin e Drejtësisë të vendit. Nga ato 15 modelet e Bashkimit Evropian që do të duhej t’i përfillnin, nuk kanë qenë administrativë, kanë një zyrë pune dhe asgjë më shumë. Pra, ka elemente që do të duhej të korrigjoheshin në atë draft-statut. Sigurisht që duhet të jemi mirënjohës që atë draft-statut e kanë përpunuar një ekip ekspertësh franko-gjerman, por duhet ta themi mendimin tonë, por që mendimi ynë duhet të jetë në përputhje me parimet kushtetuese”, deklaroi Ramabaja.

Ndër të tjerash, Ramabaja tha Serbia nuk është e interesuar fare për Asociacionin.

“Serbia është angazhuar vazhdimisht dhe publikisht për krimin e botës serbe”, shtoi tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat