Sveçla: Asnjë sulm nuk na zbramps

Aktuale

Sveçla: Asnjë sulm nuk na zbramps

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 08:11 Përditësuar në ora: 12:13 më 28.12.2023
Foto ilustrim

87 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje gjatë 2023-tës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se përgjatë vitit 2023, janë gjithsej 87 zyrtarë policorë të dorëhequr.

Në një konferencë për media, Hoxha ka theksuar se 28 zyrtarë policorë futen në listën e atyre që kanë ndërprerë marrëdhënien e punës.

Ai e konsideron si një prej sfidave ripërtrirjen e Policisë së Kosovës.

“Një prej sfidave është edhe ripërtërija e policisë së Kosovës, dihet se e kemi një moshë goxha të shtyrë të policisë, përveç moshës edhe ruajtja e kuadrove të veçanta sepse tregu sot është goxha i hapur dhe ofron kushte shumë më të mira sesa brenda policisë dhe do të synojmë që cilat janë ato mundësi që të ruajmë kuadrot e veçanta brena policisë me qëllim që mos ta braktisin policinë e Kosovës. Sivjet kemi pasur minus 87 zyrtarë policorë dorëheqje, vitin e kaluar minus 50… kemi pasur një rritje të vogël të dorëheqjes gjë që është një trend që ka vazhduar brenda për brenda policisë së Kosovës”, tha Hoxha.

Ndërprerje të marrëdhënies së punës janë – 28, zyrtar policorë të pensionuar janë -145, zyrtar policorë të vdekur janë -24 dhe një zyrtar policor i rënë në detyrë.

Hoxha për gjatë vitit 2023, thotë se 46 mijë raste janë trajtuar nga policia dhe ka ulje të veprave penale

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje se sa raste ka trajtuar Policia e Kosovës përgjatë vitit 2023 në Kosovë.

Hoxha ka prezantuar raportin preliminar i Policisë së Kosovës, i cili përmbledhë 46 mijë raste të raportuara. Ai ka thënë se gjatë vitit ka pasur më pak kriminalitet.

“46,050 raste, prej te cilave: 26,384 vepra penale, dhe 19,666 kundërvajtje dhe raste të natyrave tjera; Krahasuar me periudhën e njëjte te vitit 2022 vërehet: ngritje për 1,97% në raportimin e rasteve, si dhe rënie per-3,79% te veprave penale”, ka thënë Hoxhaj.

“Një fushë që i kemi dhënë rëndësi të madhe sivjet është hetimi i krimeve të luftës, duke e ditur që dëshmitarët mund të vdesin.  Kemi munduar të shtojmë dinamikën e hetimeve në këto krime. Kemi 14 raste të ngritura. Janë arrestuar 12 të dyshuar, janë ngritur 22 kallëzime penale,149 persona janë të dyshuar, si dhe 4 raste janë në hetim preliminar”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara, shpëlarje të parave dhe falsifikim te dokumenteve.

Kaq drogë konfiskoi policia gjatë vitit 2023

Policia e Kosovës ka prezantuar sukseset e punës për vitin 2023.

Gjatë 365 ditëve të punës, drejtori i Përgjithshëm i këtij institucioni, Gazmend Hoxha, ka publikuar të dhënat.

Hoxha bëri të ditur se sa substanca narkotike janë konfiskuar këtë vit.

Në tabelën e publikuar, shihet se gjatë 2023-tës janë konfiskuar mbi 539 kilogramë marihuanë dhe 21 mijë e 989 bimë kanabisi.

I pari i PK-së njoftoi se janë konfiskuar pesë kilogramë e 150.66 gramë kokainë.

E treta nga drogat e sekuestruara, renditet edhe heroina me dy kilogramë 870.65 gramë.

Ndërkaq, sasia e llojit të drogës Ekstazi, e cila është konfiskuar është një kilogram e 220.98 gramë.

Sveçla: Asnjë sulm nuk na zbraps

Sot, policia e Kosovës ka bërë prezantimin e të arriturave për vitin 2023.

Në këtë konferencë foli edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se gjatë këtij viti organet e rendit u ballafaquan me sulme të njëpasnjëshme.

“Me kidnapime ndaj kolegëve tuaj. Me sulme ndaj rendit kushtetues dhe së fundmi edhe me sulme terroriste, duke ia marrë jetën kolegut tuaj, heroit Afrim Bunjaku”, tha Sveçla.

Sveçla tha se asnjë sulm nuk na zbraps.

“Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit e sidomos terrorizmit, nuk ka alternativë”, tha ai.

I pari i MPB-së shtoi se sukseset e policisë u arritën fal vullnetit e përkushtimit, të çdo zyrtari policor, në çdo cep të Kosovës.

Policia prezanton të arriturat e saj për vitin 2023

Viti 2023, është karakterizuar me plot zhvillime për Policinë e Kosovës.

Shumë sfida, angazhim por edhe suksese, mund të thuhet se ishte ky vit për ta.

Andaj një nga një ato do të përmblidhen sot.

Organet e rendit, do të publikojnë të arriturat e tyre për këtë vit.

Ky prezantim do të bëhet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Kjo ngjarje do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Drejtorinë e Përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat