Historia e dhimbshme e 18 vjeçarit nga Strellci: Serbët e lidhën për radiatori, e rrahën dhe ia vizatuan katër “C-të” famëkeqe në trup

Aktuale

Historia e dhimbshme e 18 vjeçarit nga Strellci: Serbët e lidhën për radiatori, e rrahën dhe ia vizatuan katër “C-të” famëkeqe në trup

Nga: M.L. Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 09:59
(A.C.) - një nxënës 18 vjeçar nga fshati Strellc i Epërm i Deçanit

Vitet e 90-ta mund të konsiderohen si vitet më të vështira që i kanë përjetuar shqiptarët e Kosovës si pasojë e regjimit kriminal të Millosheviqit.

Përgjatë kësaj kohe deri në fillimin e luftës së përgjakshme, shumë shqiptarë janë përndjekur, burgosur e maltertuar e keqtrajtuar në mënyrat më të tmerrshme nga policia serbe.

I tillë ishte edhe rasti i nxënësit 18 vjeçar nga Strellci i Epërm i Deçanit që ishte arrestuar dhe torturuar nga policët serbë në stacionin policor të Pejës.

Faqja në Facebook, “Albanian Roots - Rrënjët Shqiptare”, ka publikuan fotografinë e këtij të riu, ndërsa ka përshkruar dhunën e tmerrshme të ushtruar ndaj tij nga polivër serbë.

Postimi i plotë:

Lufta e Kosovës (94)

Pejë: 6 prill 1994

(A.C.) - një nxënës 18 vjeçar nga fshati Strellc i Epërm i Deçanit, ishte arrestuar dhe torturuar nga policë serbë në stacionin policor të Pejës. Tre policë e kishin lidhur për radiatori, ia kishin zhveshur këmishën dhe me thikë ia kishin prerë gjoksin duke ia lënë simbolin e kryqit me katër shkronjat "C" (S), si akronim për shprehjen: "Само слога Србина спаšава", që e ka kuptimin: "Vetëm bashkimi i shpëton serbët". Ky rast dhe kjo fotografi ishin shpërndarë nga Amnesty International në shtator 1994.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat