Atiq takohet me Hetemin, diskutojnë për projektet që do t’i realizojnë në vitin 2024

Aktuale

Atiq takohet me Hetemin, diskutojnë për projektet që do t’i realizojnë në vitin 2024

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:27
Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ka pritur në vizitë kryetarin e komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në këtë takim kanë diskutuar për projektet që do t’i realizojnë në vitin 2024.

“Diskutuam për punët e realizuara në komunën e Mitrovicës Veriore dhe për projektet që do t’i realizojmë në vitin që po vjen. Zhvilluam diskutime për çështje me interes për qytetarët e të dyja komunave”, ka shkruar Atiq.

Atiq e ka uruar kryetarin Hetemi për angazhimin e tij në realizimin e projekteve për qytetarët e komunës së Leposaviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat