Veseli: FSK ka armatim për mbrojtjen e vendit, s’ka qëllim ta sulmojë askënd

Aktuale

Veseli: FSK ka armatim për mbrojtjen e vendit, s’ka qëllim ta sulmojë askënd

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 18:17
Afrim Veseli dhe Albin Kurti

Afrim Veseli, ish – kolonel i FSK-së, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka armatim për të mbrojtur vendin dhe se nuk e ka qëllim që të sulmojë askënd.

“FSK-ja ka armatim në kuptimin e mbrojtjes së Kosovës. Kosova nuk e ka ndërmend të sulmojë askënd sepse kurrë nuk e ka sulmuar askënd gjatë historisë. Kosova është e mbrojtur shumë mirë nga NATO-ja, kemi shtim të ushtarëve edhe nga Republika e Turqisë,  edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…”, ka thënë ish-koloneli i FSK-së.

Veseli ka thënë se të gjitha blerjet e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të teknologjisë së fundit.

“Të gjitha blerjet që i ka bërë Forca e Sigurisë, kohëve të fundit, janë të teknologjisë së fundit, duke filluar nga minahedhësit e tutje. E mira e gjithë kësaj është se FSK-ja është duke i bashkërenduar aktivitetet e saj edhe në fushën e … me miqtë strategjikë të FSK-së, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA)”, ka thënë Vesli.

Sipas ish-kolonelit të FSK-së, nuk asnjë dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur.

“Fare nuk ka dyshim se çdo para e taksapaguesve të Kosovës do të shkojë në destinacionin e duhur, pra edhe në blerjen e armëve”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat