Çitaku – Muratit: Mos na e fyeni inteligjencën

Aktuale

Çitaku – Muratit: Mos na e fyeni inteligjencën

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 20:27
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku dhe Hekuran Murati

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku e ka thënë ministrit të Financave Hekuran Muratit “që mos të iu fyejë inteligjencën”.

Kjo pasi Murati ka deklaruar se pagat e dhjetorit për sektorin publik kanë dalë, duke kërkuar që të festohet me produkte vendore.

Por Çitaku e ka pyetur Muratin se “nuk i kanë rritur rrogat përkundër rritjes së çmimeve”.

”Ministri paska thënë festoni me produkte vendore se kanë dalë pagat.  Ministër, a e din sa na kanë ardhë faturat e rrymës? A ke ide sa është shkalla e inflacionit? A e din sa kushton sot një kilogram djath?”.

“A e din që nuk i keni rritë pagat, përkundër rritjes së çmimeve? Mos na e fyeni intelegjencën.  Ne festojmë se e duam Kosovën, dhe e dimë që Kosova do të bëhet më mirë. Vitin që vjen. Me ju jashtë qeverisjes”, ka shkruar Çitaku në Facebook, të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat