Spahiu: Do të ishte gabim nëse LVV i provokon zgjedhjet

Aktuale

Spahiu: Do të ishte gabim nëse LVV i provokon zgjedhjet

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 21:49
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, duke komentuar mundësinë që në vitin 2024 të ketë zgjedhje, ka thënë se nëse Vetëvendosje i provokon zgjedhjet do të ishte gabim.

Spahiu ka thënë se nuk duhet bazuar në sondazhet aktuale, pasi sipas tij, mendimi i qytetarëve mund të ndryshojë deri në ditën e zgjedhjeve.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje i provokon zgjedhjet do të ishte gabim për të. Nuk duhet me u bazuar në sondazhet sot… Për të shkuar në zgjedhjeje duhet të ndodhë diçka dhe VV mund të mos arrijë të formojë Qeverinë e re, vetëm”, tha Spahiu.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që është edhe nënkryetar i LVV-së, nuk e ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Mandati i kësaj Qeverisë Kurti përfundon në shkurt të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat