Abazi: Mendimi i Konjufcës është jorelevant në VV-në

Aktuale

Abazi: Mendimi i Konjufcës është jorelevant në VV-në

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 22:31
Haki Abazi

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se mendimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në Lëvizjen Vetëvendosje është jorelevant.

Abazi, duke i komentuar deklaratat e Konjufcës për zhvillimet e fundit ka thënë se asnjë politikë të tij, nuk e ka ndjekë LVV.

“Është jorelevant mendimi politik i kryetarit të Parlamentit përbrenda Lëvizjes Vetëvendosje. Absolutisht. Është figurë me peshë! Ma thoni një politikë të vetëm të cilin e ka propozuar kryetari i Parlamentit ose e ka ndjekë, të cilin Lëvizja Vetëvendosje e ka përkrahur. Unë shpresoj që në vitin tjetër ta ndërron tepihun, sepse është turp me ardhë mysafirët me na pa në çfarë kushtesh punojmë aty në Parlament”, tha ai.

Ai tha se deputetët po punojnë në kushtet të mjerueshme, pasi që gjendja e Kuvendit të Kosovës është në gjendje të rëndë.

“Është detyrë e kryetarit të Parlamentit që ta rritë, t’i vendos mikrofonat dhe ta sigurojë mbarëvajtjen e të lyhet ai Parlament nga jashtë se po i bien copat të gjitha anët. Unë mund të konsiderohem cinik se çfarë flas, por turpërohem kur vijnë mysafirët”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat