Osmani: Borrell më ka premtuar se do ta propozojë heqjen e masave ndaj Kosovës

Aktuale

Osmani: Borrell më ka premtuar se do ta propozojë heqjen e masave ndaj Kosovës

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 22:43
Vjosa Osmani 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell i ka premtuar se do bëjë propozimin për heqjen e masave ndaj Kosovës.

”Në takimin e fundit të BE-se me Ballkanin Perëndimor kam insituar që të përfshihet një rrugë e qartë se si të hiqen masat dhe me këtë kërkesë është përcaktuar ajo rrugë ku ja kanë dhënë këtë të drejtë Borellit që ai ta bëjë propozimin për heqjen e masave dhe pas propozimit të tij ato te hiqen”, tha Osmani.

Osmani tutje ka shtuar se ”Borrell me ka premtuar që do ta bëjë këtë propozim, në vazhdimisht do të bëjmë preson që ky propozim të vijë shumë shpejt”.

Tutje Osmani tha se disa prej shteteve aleate të Kosovës, qysh në ditën e parë pas sulmit të Banjskës në takimet me krerët e shtetit të Kosovës kanë paralajmëruar “masa të ashpra në raport me Serbinë nëse konfirmohet se Serbia si shtet kanë qenë të involvuar në këtë sulm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat