MF-ja dhe KRU “Prishtina” me marrëveshje prej 13.2 milionë euro - Murati: Po punojmë konform standardeve të BE-së

Aktuale

MF-ja dhe KRU “Prishtina” me marrëveshje prej 13.2 milionë euro - Murati: Po punojmë konform standardeve të BE-së

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 11:06
MF-ja dhe KRU “Prishtina” me marrëveshje

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë nënshkruar marrëveshje të nën-grantit me vlerë prej 13.2 milionë euro për projektin “Klima e Përshtatshme për Zhvillimin Urban të Ujërave të Zeza – Prishtinë”.

Ministri Hekuran Murati, këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e rrejti të kanalizimit për rajonin e Prishtinës konform standardeve të BE-së.

“Këto fonde do të përdoren për rehabilitimin e rrejti të kanalizimit për rajonin e Prishtinës konform standardeve të BE-së si dhe parashohim edhe përmirësimin e infrastrukturës së shkarkimit të ujërave të zeza. Ky projekt kontribuon në zhvillimin e qytetit të Prishtinës duke reduktuar ndotjen, ruajtur ekosistemet natyrore dhe mundësuar përshtatjen në ndryshimet klimatike”, tha ai.

Premtim Islami, koordinator i Zyrës së Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË), tha se Qeveria gjermane që nga pas lufta ka përkrahur Kosovën në kuadër të fushës së mjedisit.

“Fusha e mjedisi është një prej fushave që Qeveria gjermane e ka përkrahur Qeverinë e Kosovës që nga pas lufta. Kjo është vetëm një fazë e një programi më të madh që do ta përmirësoj jetën e qytetarëve. Projekti ndihmo ndarjen e ujërave atmosferike nga ujërat e zeza. Dhe që fabrikat e ujërave të zeza që ndërtohen të trajton sa më shumë ujar të zeza dhe sa më pak ujëra atmosferike."

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, Arsim Fetahu, tha se ky projekt përfshinë katër komuna me rreth 500 mijë banor.

“Mendoj që projekti ka një rëndësi të jashtëzakonshëm për arsye se përfshin 4 komuna, me rreth 500 mijë banor. Përfshinë komunën e Prishtinës, Fushë-Kosovës, Obiliqin dhe Graçanicën”.

“Qëllimi projekti është që të kontribuoj në menaxhimin e ujërave të zeza dhe në përmirësimin e mjedisit dhe mbrojtjen e burimeve sipas standardeve të përcaktuara nga BE”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat