​Isufaj reagon pas kritikave të Kurtit: Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave

Aktuale

​Isufaj reagon pas kritikave të Kurtit: Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë një javë më parë se Prokuroria e Shtetit nuk ka ngritur aktakuza të shumta për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

Isufaj në konferencën për media mes tjerash potencoi se ngritja e aktakuzave është çështje e sistemit të drejtësisë, e jo siç tha ai, e shefit të qeverisë.

Isufaj: Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave

“Pyetjes për kryeministrin, as që dua ta komentojë sepse nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave, është qysh e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet dhe nuk mund të na tregojë askush se kur ne duhet të ngrisim aktakuzat”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditë më parë gjatë një konference për medie, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ankua për mungesën e aktakuzave nga ana Prokurorisë së Kosovës pas sulmit të Banjskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat