Selimi: Dick Marty vdiq nga frika për jetën, pasi intelegjenca serbe planifikoi vrasjen e tij

Aktuale

Selimi: Dick Marty vdiq nga frika për jetën, pasi intelegjenca serbe planifikoi vrasjen e tij

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 19:26
Ish-kryediplomati Petrit Selimi

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pas vdekjes së Dick Martyt, duke thënë se ai vdiq nga frikë për jetën e tij nën mbrojtje të policisë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Selimi ka shkruar për planin e intelegjencës serbe për vrasjen e Martyt.

“...gjë që është ironike, duke marrë parasysh sa i dobishëm ishte Marty për Rusinë dhe Serbinë.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ai vdiq nga frika për jetën e tij nën mbrojtje të policisë, pasi një komplot u zbulua nga sigurimi zviceran, për intelegjencën serbe që planifikonte ta vrajë atë në një operacion të rremë, për të fajësuar shqiptarët për vrasjen e tij. Gjë që është ironike, duke marrë parasysh sa i dobishëm ishte Marty për Rusinë dhe Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat