Heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, Bytyçi reagon ashpër ndaj kryeprokurorit Isufaj – kërkon disa shpjegime

Aktuale

Heqja e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, Bytyçi reagon ashpër ndaj kryeprokurorit Isufaj – kërkon disa shpjegime

Nga: A.M. Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 00:04
Blerim Isufaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj ka konfirmuar se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radojiçiqit, por thënë se s’mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve.

E ndaj kësaj deklarate të kryeprokurorit Isufaj ka reaguar ashpër profesori Enver Bytyçi.

Ai në një shkrim në rrjetin social Facebbok kërkoi disa shpjegime nga kryeprokurori i shtetit në lidhje me kryekriminelin Radoiçiq.

“Megjithatë më bëri përshtypje një fjali e zotit Isufaj në këtë konferencë shtypi. Ai tha shprehimisht se "duhet ta dinë qytetarët e Kosovës se Radoiçiq nuk ishte në arrest"! Në këtë rast luajti rolin e politikanit dhe jo të prokurorit. Sepse u përpoq të shfajësohet me paaftësinë e kolegëve të tij dhe policisë së shtetit për ta sjellë kriminelin Radoiçiq prapa hekurave. Në fakt marrja e vendimeve për mbylljen e hetimeve kurrë nuk lidhet me faktin, nëse i akuzuari ose i marri si i pandehur është ose jë në burg. Lidhet me llojin e akuzës, me shkallën dhe rrezikshmërinë kriminale të tij. Por për këto ai nuk foli!” – shkroi ndër të tjera Bytyçi, transmeton “Bota sot”.

Postimi i plotë

Blerim Isufaj është kryeprokuror i shtetit në Republikën e Kosovës. Sot ai në një konferencë shtypi deklaroi se si prokuror i prokurorisë speciale kishte urdheruar pushimin e hetimeve për kriminelin terrorist Radoiçiq, edhe pse kishte prova për implikimin e tij në vrasjen e Oliver Ivanoviç, si dhe krime të tjera. Tha gjithashtu se kishte disa arsye pse ka urdhëruar mbylljen e atyre hetimeve. Por nuk tha se vetë Radoiçiq kishte deklaruar me marrjen e çështjes nga Blerimi, ajo do të pushohej.

Nuk shpjegoi kryeprokurori i shtetit pse krimineli e terroristi Radoiçiq kishte besim se prokuroori special Isufaj do ta mbyllte dosjen dhe hetimet. Nuk shpjegoi se cilat ishin arsyet që çuan në këtë vendim të tijin asokohe. Nuk tha se kush ndërhyri dhe kush urdhëroi. Nuk arsyetoi impaktin e këtij vendimi. Dhe as kërkoi ndjesë se me atë vendim është bërë bashkëfajtor për humbjen e jetës së një polici të Kosovës!

Megjithatë më bëri përshtypje një fjali e zotit Isufaj në këtë konferencë shtypi. Ai tha shprehimisht se "duhet ta dinë qytetarët e Kosovës se Radoiçiq nuk ishte në arrest"! Në këtë rast luajti rolin e politikanit dhe jo të prokurorit. Sepse u përpoq të shfajësohet me paaftësinë e kolegëve të tij dhe policisë së shtetit për ta sjellë kriminelin Radoiçiq prapa hekurave. Në fakt marrja e vendimeve për mbylljen e hetimeve kurrë nuk lidhet me faktin, nëse i akuzuari ose i marri si i pandehur është ose jo në burg. Lidhet me llojin e akuzës, me shkallën dhe rrezikshmërinë kriminale të tij. Por për këto ai nuk foli!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat