Heqja e urdhërarrestit nga Kryeprokurori Isufaj për Radoiçiqin/ Bekë Berisha: Jemi në botën e çudirave

Aktuale

Heqja e urdhërarrestit nga Kryeprokurori Isufaj për Radoiçiqin/ Bekë Berisha: Jemi në botën e çudirave

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:16
Bekë Berisha

Urdhërarresti për Millan Radoiciq është hequr me “izën” e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj.

Ky i fundit vet dje e konfirmoi gjatë një konferencë për media, i cili tha se nuk mundet të tregoj arsyet.

Megjithatë, ai ka thënë se urdhërarresti pastaj është rikthyer dhe po vazhdojnë hetimet.

“Unë e kam dhënë pëlqimin. Arsyet nuk mund t’i bëj publike. Këto janë çështje të ndjeshme, janë çështje të hetimit”.

“Sa i përket udhërarrestit ndaj Radoiçiçit, ai është komplet çështje e brendshme e Prokurorisë, të jeni të sigurt se ne nuk mund të ndajmë shumë detaje për rastet që ne i trajtojmë. Ai s’ka qenë kurrë në paraburgim. Është tërhequr për një kohë urdhërarresti, i cili në ndërkohë iu ka rikthyer”.

Pikërisht për këtë, media ka pyetur Kryetarin e Komisionit për Siguri, njëkohësisht deputetin e AAK-së, Bekë Berisha.

Ai u shpreh i befasuar me këtë duke dhënë një përgjigje shumë të shkurtë.

“Jemi në botën e çudirave”, tha ai shkurtimisht.

Më 19 shkurt 2021, Prokuroria Speciale kishte kërkuar revokimin e urdhërarrestit ndaj Radocicit ndërsa gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë më 23 shkurt 2021. Urdhërarresti ishte lëshuar në gusht të 2020-ës nën dyshimin se Radoiçiç ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Ndërkaq, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës që ndodhi më 24 shtator.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat