​Organizatat e UÇK-së në ditën e veteranit akuzojnë rëndë Albin Kurtin

Aktuale

​Organizatat e UÇK-së në ditën e veteranit akuzojnë rëndë Albin Kurtin

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 10:39
Organizatat e dala nga Lufa e UÇK-së

Organizatat e dala nga Lufa e UÇK-së, në ditën e Veteranit, kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se është anit-UÇK. Kurse, Kryeministri Albin Kurti, sipas kategorive të luftës, ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve dhe po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve.

Kështu ka thënë Kryetari i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të luftës së UÇK-së, Xhavit Jashari, pas vizitës që i bëri kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, organizatës së Veteranëve, asaj të invalidëve dhe të familjeve të dëshmorëve, me rastin e Ditës së Veteranti.

Jashari tha se bashkërisht në vitin 2024, do t’i thonë stop jo vetëm kryeministrit Kurti por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së.

Jashari: Kurti po shkel mbi gjakun e dëshmorëve

“Ne qëndrojmë me qëndrime tona edhe ndaj Gjykatës Speciale e cila pamëshirshëm me pretendime, shpifje dhe gjithë ato që po i bën ndaj luftës dhe krerëve të saj por gjithsesi shprehem shqetësimet tona edhe ndaj kësaj qeverie e cila prej që është dhe është e vetmja qeveri pasluftës që është qeveri anti-UÇK. Çdoherë prej që është kryeministër Albin Kurti dhe vartësit e tij, përpjekjet e vazhdueshme i ka bërë për të goditur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mohuar të drejtat këtyre kategorive dhe ne e diskutuar dhe në vitin 2024, presim edhe interpretimin e Kushtetueses që goditi veteranët duke i hequr nga paga minimale dhe ne do të organizohemi për të kundërshtuar çdo padrejtësi që i bëhet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ju e dini që ka bërë shkelje ligjore duke ia mohuar familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës, pensionin e pleqësisë dhe kontribut-dhënës padrejtësisht dhe ne u kemi bërë thirrje dhe po iu bëjmë edhe sot, le t’iu drejtohen organeve të drejtësisë sepse e fitojnë, sepse është vërtetuar, është saktësuar që është shkelje e ligjit dhe nga një nen i një ligji, gabimisht, ose nuk do ta kuptoj, ose e bën qëllimisht e bën, prek edhe në ligjin e veçantë, siç është ligji për kategoritë e luftës. Ka shkel mbi gjymtyrët e invalidëve, po shkel çdo ditë mbi gjakun e dëshmorëve por mendoj që bashkërisht që në vitin 2024, do t’i themi stop jo vetëm këtij kryeministri por çdokujt që bën përpjekje për të njollosur dhe atakuar luftën e UÇK-së ”, tha ai.

Kurse, i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar ditën e veteranit, duke thënë se në Kosovë kanë ndodhur shumë padrejtësi dhe një nga to është marrja nga veteranët.

Haradinaj: Kurti në çdo situatë gjen arsye për t’i nëpërkëmbur, poshtëruar e fyer vlerat e popullit të vet

“Ju siguroj që nuk do të ishim në liri sot, do të ishin nënë thundrën e njerëzve të Arkanit, kush i mban mend, pa veteranët, pa luftëtarët. Njëkohësisht, liria jonë asnjëherë nuk do të jetë e sigurt nëse ne nuk i nderojmë si duhet, nëse nuk i respektojmë si duhet vlerat e UÇK-së. Për fat të keq kemi ardhur në kohë kur kryeministri është më i dashur me vlerat e të tjerëve se sa me vlerat e veta, me vlerat e lirisë, me UÇK-në, me ushtrinë dhe policinë e vet, pra në çdo situatë ai gjen arsye me i nëpërkëmbë, poshtëruar dhe fyer, por mos të harrojmë askush dhe asnjëherë nuk ka mundur t’i dobësoj këto vlera asnjëherë te shqiptarët. Unë besoj se kurrë më të fort nuk kemi qen”, tha ai.

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat