Flutura Kusari takohet më nënën e Liridona Ademajt: Sa herë që po e takoj, po e njoh më shumë Liridonën

Aktuale

Flutura Kusari takohet më nënën e Liridona Ademajt: Sa herë që po e takoj, po e njoh më shumë Liridonën

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 16:34
Foto nga takimi

Juristja për të drejtat e gazetarëve, Flutura Kusari ka njoftuar se është takuar më nënën e Liridona Ademajt, e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ditë më parë.

Kusari ka thënë se e vetmja gjë që mund t’i thotë nënës së Liridonës, është t’ia mbajë dorën afër dhe me mundu për me i fshehë lotët.

Postimi i plotë:

U takova përsëri me nanen e Liridona Ademajt e cila dyshohet qe u vra nga burri i saj Naim Murseli.

Çfarë i thotë njeriu një nane që e humbi vajzën e saj? Kurgjo, i afrohesh afër, ia mban dorën dhe mundohesh me i fshehë lotët.

Sa herë që po e takoj, po e njoh më shumë Liridonen dhe personalitetin e saj të mrekullueshëm.

''Ka pasë qejf me japë, sa herë që e ka pa dikon që ka pasë nevojë për ndihmë ka ndihmu, sidomos gra''

''Kur ka pa raste të grave të dhunume ose te vrame, meniherë i dilshin lotët, thojkë sa gjynah po më vjen''

''Kur dikush i ka thënë sa xhemperi i bukur, ia ka falë''

''Ka pasë qejf me thirrë mysafirë, shpija plot na u mushke kur vijke ajo''

''Këtë Vit të Ri, pat planifiku me e pritë me neve [nanen dhe baben e saj]''

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat