​Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së më 1 janar

Aktuale

​Qeveria organizon udhëtimin e parë pa viza drejt BE-së më 1 janar

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës në kuadër të fushatës informuese, organizon udhëtimin e parë pa viza për fituesit me fat nga kuiz-i i BE-së më 1 janar 2024.

Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të urojnë dhe përshëndesin qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza.

Takimi mbahet në terminalin kryesor të Aeroportit "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 10:00, ndërsa konferenca për media e Kurtit dhe Gërvallës në orën 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat