Kurti: Liritë dhe të drejtat kanë rregulla, t’i respektojmë ato gjatë udhëtimeve

Aktuale

Kurti: Liritë dhe të drejtat kanë rregulla, t’i respektojmë ato gjatë udhëtimeve

Më: 1 janar 2024 Në ora: 17:08
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, i ka uruar edhe njëherë qytetarët e Kosovës, pas heqjes së regjimit të vizave, ku qytetarët tashmë do të mund të udhëtojmë pa viza në vendet e zonës Shengen.

Me anë të një postimi në Instagram, Kurti ka thënë se ndonëse qeveria e tij nuk kishte ardhur me premtimin se do ta realizojnë, megjithatë ai thotë se sot çështja e liberalizimit të vizave u jetësua.

“Nuk e premtuam, por e realizuam. Liberalizimi i vizave u jetësua sot. Për të shënuar këtë arritje të rëndësishme, bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, përcollëm fluturimin e parë nga Prishtina, pa viza, drejt qytetit të bukur të Vjenës”, shkroi ai.

Kreu i ekzekutivit u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë udhëtimeve të tregojnë përgjegjësi duke i respektuar rregullat.

“Edhe liritë e të drejtat kanë rregulla. Andaj t’i respektojmë ato gjatë udhëtimeve tona në zonën Shengen sepse kështu tregojmë përgjegjësi si qytetarë dhe lartësojmë shtetin tonë. E kudo që të udhëtojmë, le të kujtojmë e kurrë mos harrojmë se shtëpia jonë është Kosova. Të gjithë qytetarëve, edhe një herë urime vitin e ri 2024, e për të fundit herë, urime liberalizimi i vizave”, shtoi Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat